Dienstag, 2. April 2013

Bertina: Nuk kam ngelur t’i marr të dashurin Gentës.

Pasi u bë e njohur në “Big Brother 3”, Bertina Mehmeti ka qenë në qendër të vëmendjes për të mësuar më shumë rreth jetës së saj private. Prej 1 viti e gjysmë ajo nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim në media, derisa emri i saj përmendet për një konflikt me Gentën e “BB6”, për të dashurin e saj. Bertina në këtë intervistë sqaron gjithçka, ndërsa flet për herë të parë për historinë e saj të dashurisë së krijuar në “BB” pasi ajo mori fund, karrierën, dhe si i sheh ajo lojtarët e “BB6”:Prej kohësh ke qenë e pranishme në faqet e shtypit nëpërmjet shkrimeve për jetën tënde private, apo dhe për stilin e jetës. Vetë nuk je prononcuar asnjëherë, po mund të na thuash se si po shkon jeta jote këto kohë?
Jeta po shkon nën rrjedhën e normalitetit të saj, përkushtuar punës dhe karrierës, shoqërisë dhe familjes, argëtimit, udhëtimeve kur më jepet mundësia në kohën e lirë, palestrës, hobi që tashmë më është kthyer edhe në virus etj. Me pak fjalë jetë e qetë dhe normale, por që ndonjëherë edhe me prezencë mediash dhe vëmendje publike, të cilën nuk e kam pëlqyer dhe që shpesh preferoj t’i jap privatësisë time botëkuptimin që meriton, sepse në fund të fundit kjo pjesë ndaj quhet “private”, pasi na takon vetem ne të ballafaqohemi me të dhe si të tillë e konsideroj të shenjtë. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse kam munguar gati për 1 vit e gjysmë në prononcime të ndryshme.
Shumë është folur e aluduar për lidhjet e tua. Ti vetë ç’mund të na thuash?
Shpesh aludohet, shpesh pyetet, shpesh përflitet, por tashmë këto janë bërë pjesë e të përditshmes dhe diçka krejt normale. Të qenët person publik e ka këtë pjesë në çdo moment dhe çdo hap të jetës, për aq kohë sa figura jote shfaq interes dhe ngacmon kuriozitet në publik. Prandaj tashmë e kam kuptuar funksionimin e kësaj dukurie dhe madje kam fituar imunitet ndaj saj, thjesht u jap rëndësi gjërave që kanë vlerë dhe ato çka i japin tamam kuptim jetës sime. E në këtë kontekst, do të thosha që “aludimet” le të mbeten aludime, pikëpyetjet le t’u shërbejnë kureshtarëve. E rëndësishme është që jeta ime po shkon më së miri dhe në atë drejtim, ku vërtet vite më parë kam dashur ta shoh.
Gjatë kësaj periudhe ke njohur njerëz të rinj dhe më shumë ke krijuar miqësi apo je zhgënjyer?
Sikurse e përmenda, “privatësia” mbetet e shenjtë për mua, edhe pse kohët e fundit po aludohet shumë mbi këtë pjesë. Pak ditë më parë është folur sërish për privatësinë time, por nuk do kisha shumë fjalë mbi këtë temë, pasi do më vinte turp të komentoja mbi tema banale dhe pa kurrfarë morali. Jam shumë koshiente që në Shqiperi dhe, për fat të keq, edhe në rrethin tim, fabula “Dhelpra dhe rrushtë” është bërë tashmë si motoja e së përditshmes. Por në një rast të tillë disa “pula qorre” që mendojnë se janë “dhelpra” në këtë mes, e transformojnë këtë fabul në barsoletë kaq komike. Ndërsa në thelbin e pyetjes do të thosha që nuk ka vend për zhgënjim kur përfaqëson spontanen dhe të ndërgjegjshmen.
U shkrua në një gazetat për një miqësi të krijuar me të dashurin e Gentës së “BB”. Si është e vërteta?
Po, kështu pretendohet në atë shkrim, që unë jam shoqe e Gentës së “BB” dhe që kemi dalë bashkë e që unë paskam ngelur për të dashurit e sa j(qesh). Për më tepër që as jemi takuar ndonjëherë deri më sot. Më sipër e sqarova këndvështrimin tim për këto aludime rreth meje.
Ndihesh e zhgënjyer nga dashuria dhe a e ke kuptuar strategjinë se si mund të funksionojë një lidhje?
Në dashuri jam ndier gjithmonë e plotësuar, edhe pse shpesh nuk mund ta parashikojmë të nesërmen, apo të pretendosh se do të luash lojën e jetës. Dhe në këtë rast të dashurisë, sikurse të jetë një lojë shahu, ku ti çdo lëvizje e ke të monitoruar dhe të llogaritur. Jeta serviret  dhe, si rrjedhojë, duhet të jetohet me të mirat dhe problemet e veta, të cilat na rrisin e përmirësojnë. Në dashuri nuk ka kompromis, prandaj ajo e mbart bukurinë e saj kur ti e jeton ashtu siç të vjen! Unë lidhjen time prej “Big Brother” e fitova si një rastësi, e jetova si një realitet dhe e pranova si një mësim që m’u dha… Ndodh që gjërat edhe të mos funksionojnë jashtë dëshirës sonë të mirë. Sot kam një paqe të vërtetë me veten time dhe kjo mjafton. Nëse mbreti rast e cakton një princ të kaltër, do e prisja me një buzëqeshje.  Panorama

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen