Donnerstag, 4. April 2013

Shpat Kasapi: Nuk jam bërë ende për gjynah


Shpat Kasapi, këngëtari i suksesshëm Shqiptare, vjen në këtë rrëfim të parë pas ndarjes, ekskluzivisht për “Bluetooth”. Në intervistën që do të pasojë Shpati ndan me lexuesit arsyet që ndikuan në marrjen e një vendimi pa kthim për të, siç ishte ndarja me këngëtaren dhe modelen, Afërdita Dreshaj. Mosmarrëveshjet e
muajve të fundit, largësia, historia e Ledonardo Di Caprios dhe ndikimi i nënës së tij në këtë marrëdhënie… Shpat Kasapi pa doreza, në një rrëfim të sinqertë për historinë e dashurisë, që ndryshe nga ç’ishte planifikuar, nuk pati një fund të lumtur.
Shpat si po kalon këto kohë?
Shumë mirë, momentalisht jam në Shkup. Sapo jam kthyer nga një koncert në Zvicër, ndërkohë që për dy ditë (dje) nisem për në Itali.
I lënduar, i gëzuar, si ndihesh?
Për sa kohë isha unë ai që e mora vendimin për t’u ndarë, s’mund të jem i lënduar.
Po flitet se ke filluar të shoqërohesh më shumë me femra pas ndarjes. Po kërkon një të dashur të re?
Jam shoqëruar me femra në çdo kohë dhe do vazhdoj të shoqërohem. Edhe kur isha me Afërditën kisha rreth vetes shumë vajza, sepse përveçse shoqe, një pjesë të mirë prej tyre i kam fanse. Sa i takon të dashurës së re, nuk është e vërtetë. Kam në plan që të qëndroj singëll për një kohë, megjithëse për ndjenjat s’thuren dot plane. Po më ra në kokë për ndonjërën, do t’ju them.
Do të na e tregosh sot arsyen e ndarjes me Afërditën?
Arsyet e ndarjes na takojnë vetëm mua dhe Afërditës.
Çfarë nuk shkoi?
Kohët e fundit mosmarrëveshjet sa vinin e shtoheshin, për pasojë nuk ia vlente më të vazhdonim një marrëdhënie që nuk po na sillte lumturi.
Ishte xhelozia një arsye?
Jo tamam ajo. Por gjithsesi të qenit larg, të bën të mendosh edhe gjëra të paqena.
Kaq vonë e kuptuat që lidhja nuk funksiononte më?
Duhej kaluar e gjithë kjo për të kuptuar që lidhja nuk funksiononte.
Ndikoi nëna jote?
Absolutisht jo. Vendimin për t’u ndarë e kam marrë i vetëm, i pandikuar nga askush. Jam në një moshë madhore dhe përgjigjem vetë për vendimet e mia. Nëna ime, si çdo nënë tjetër mendoj, ishte në merak për të birin e saj dhe ndoshta diku mund të ketë lëshuar një fjalë më shumë, e cila është dëgjuar nga gazetarët. Absolutisht ajo ka reputacionin dhe vendin e saj shumë të rëndësishëm në jetën time, por nuk kanë qenë fjalët e nënës arsyeja pse unë i dhashë fund me Afërditën.
Po largësia a ka ndikuar? Sa shpesh takoheshit ju?
Po, mund të them se ishte një faktor edhe largësia. Ne takoheshim një herë në dy muaj dhe shpenzonim kohë me njëri-tjetrin, plus që gjatë gjithë kohës ishim në kontakt përmes telefonit, por sidoqoftë kjo jo gjithmonë mjafton.
Kur je takuar për herë të fundit me Afërditën?
Para tre muajsh në Shkup.
Ishte Leonardo Di Caprio një arsye për t’i dhënë fund?
Ndikoi edhe kjo histori, po. Megjithëse mendoj se Afërdita nuk më ka gënjyer-tradhtuar, sedra dhe karakteri im prej mashkulli nuk ma bënë të lehtë pranimin e fotove dhe komentimin e tyre më pas.
E ke parë që edhe “The Sun” ka shkruar për ju?
Po, e kam parë (qesh).
Adelina Tahiri ka thënë në një intervistë të fundit se i vjen keq për ty… Ke ndonjë koment për të bërë lidhur me këtë?
Nuk e kuptoj arsyen se pse i vjen keq asaj për mua. Nuk jam bërë ende për gjynah dhe për marrëdhënien time me Afërditën, na takon vetëm ne të dyve të flasim.
E kishe të vështirë t’i jepje fund një historie kaq të gjatë, përmes një telefonate?
Natyrisht e kisha shumë të vështirë, sepse historia jonë është e gjatë dhe kemi pasur qëllime serioze për vijimësinë e saj. Por, sidoqoftë me rëndësi është që unë nuk kam pengje.
A ka ndonjë shans të riktheheni?
Absolutisht jo. Ndarja është definitive.
Si do ta përshkruaje historinë tënde me Afërditën, për aq sa zgjati?
Si një histori të bukur.
Ju keni mbetur miq, dmth vazhdon të flasësh me Afërditën?
Nuk e di se si do të vazhdojë marrëdhënia jonë. Për momentin ne e kemi ndërprerë komunikimin, por më vonë s’i dihet. Mund të mbetemi miq. Për më tepër që jemi edhe kolegë (qesh).
Cilat janë komentet që ke marrë për ndarjen?
Nuk më interesojnë shumë komentet. Me rëndësi është që unë ndihem mirë me veten time. Dhe me rëndësi është sakaq që njerëzit e mi të afërt dhe fansat e kanë mbështetur këtë vendim timin.
Çfarë do të kemi tani të re prej teje në muzikë?
Shumë shpejt do të lançoj dy këngë të reja. Njëra do të jetë pop-house, ndërsa tjetra do të jetë house-oriental. Kënga e dytë do të jetë në bashkëpunim me një këngëtar të ri nga Shkupi, Ardian quhet.
Kur do të vijë klipi i ri?
Shumë shpejt besoj.
Do t’i dedikosh ndonjë këngë Afërditës?
Jo, s’kam pse.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen